
Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri: Natën marrin leje ndërtimi nga Edi Rama dhe ditën dalin e sulmojnë PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka reaguar ndaj situatës aktuale në opozitë.
"Natën marrin leje ndërtimi nga Edi Rama për kullën 64 kate, dhe ditën dalin e sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës", - kështu e ka nisur reagimin deputetja Pampuri.
Gjithashtu ajo është shprehur se, "opozita e vërtetë është ajo që lufton për hallet e qytetarëve dhe jo ajo e oligarkeve të përbashkët që i mban dhe i financon!."
POSTIMI I PLOTE
Natën marrin leje ndërtimi nga Edi Rama për kullën 64 kate, dhe ditën dalin e sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës.
Opozita e vërtetê është ajo që lufton për hallet e qytetarëve dhe jo ajo e oligarkeve të përbashkët që i mban dhe i financon!
Opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve, dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta!
Opozita e vërtetë është ajo e njerëzve të pastër, që të vetmin pakt e kanë me qytetarët, të tjerët që kalkulojnë se ku do të jenë në 2025, le të marrin përsipër dhe kusuret.
Aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët.

ide

Parodi mbi dashurinë time: ngjarje reale, më 08 dhjetor 2023


Kuvendi berishist: As frymë, as numra!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128