
Ndërgjegjësohet Dash Sula: Koalicioni Euroatlantik i Bashës do marrë votat e mia

I ftuar në A2 CNN, deputeti i PD-së, Dashnor Sula, u shpreh se një pjesë e votave të mbështetësve të tij, do shkojnë për zotin Basha dhe për Koalicionit Euroatlantik.
Sula u shpreh se një pjesë do t'i vënë PD, një pjesë e madhe do t'i shkojë Lulzim Bashës dhe Koalicionit Euroatlantik, sepse edhe ata demokratë janë, dhe një pjesë tjetër do t'i shkojë pushtetit.
Sula tha se në Peqin njerëzit e votojnë atë si emër dhe jo si sigël parti.
Këto deklarata deputeti demokrat i ka bërë pasi e poshtëroi Sali Berisha dhe nuk e përfshiu në listën e PD, edhe pse në primaret e qarkut Elbasan Sula u rendit i pari.
Me deklaratën e tij për Bashën dhe Koalicionin Euroatlantik, duket se Sulës i kanë ardhur mendt dhe është ndërgjegjësuar, mirëpo tani është shumë vonë, për shkak se ai dhe të tjerë deputetë nuk treguan lidership kur duhej të tregonin, duke shpresuar se Berisha do të ndryshonte në moshën 80 vjeç.
Këtë raport Sula nuk e kishte për herë të parë me Berishën. Ai ishte lënë jashtë listës së deputetëve edhe në vitin 2013, mirëpo ishte Lulzim Basha ai që e riktheu në parlament në vend të sigurt në vitin 2021.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128