Zgjedhjet e 11 majit/ Gazetarja Esiona Konomi: Lulzim Basha lumë klikimesh!

25 Mars 2025, 21:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 11 majit/ Gazetarja Esiona Konomi: Lulzim Basha lumë klikimesh!

Zgjedhjet e 11 majit janë në prag teksa fushata elektorale duket se ka nisur para kohe dhe me një dialog që ka përfshirë edhe rrjetet sociale dhe botën virtuale të politikës.

Mes tyre është replika me video-selfie dhe me sfond repistësh mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, por edhe ironitë me video-post të kreut të qeverisë ndaj Sali Berishës me ‘bufin e kënetës’

Të ftuarit ndanë mendimin e përbashkët se kjo strategji apo taktikë virtuale ka sjellë klikime të paimagjinueshme më parë për ish-kreun e PD-së. Por vunë në dukje edhe gjuhën e metaforave deri në fyerje në distancë, edhe pse i konsiderojnë si metafora apo shaka.

“Do firmosin një Kod Etike, por në fakt ata e shkelin vazhdimisht atë dhe pritet që ta shkelin. Kurse për videot kjo ka sjellë klikime të shumta, i ka sjellë një lum klikimesh Lulzim Bashës, që nuk i ka parë asnjëherë”, tha gazetarja Esiona Konomi. 

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128