“Kuvendi me 100 depuetë“/ Rama fton opozitën për marrëveshje të reja dhe ndryshime kushtetuese

Brenda këtij mandati tha Kryeministri Edi Rama, do të ngihet një grup për ndryshimet kushtetuese.
“Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama.
“Dua të ecim me shumë vendosmëri në futjen sa më thellë të teknologjisë në punën e Kuvendit, me të gjitha ato që u thanë. E kemi thënë edhe herë të tjera, unë mendoj që kanali i parlamentit në televizionin shqiptar, duhet të kthehet në një kanal të parlamentit jo thjesht për të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë seancat e Kuvendit. Vende te tjera e kanë një kanal parlamentar, duhet ta kemi edhe ne. Kjo do të bëhet nën kujdesin e Kryesisë së Kuvendit duke ftuar patjetër edhe përfaqësuesin e opozitës”-shtoi më tej Rama.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128