“Në Durrës bandat e Pojës dhe Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve”/ Berisha: Populli ka folur në mënyrë vendimtare! Ja porosia ime për komisionerët dhe numëruesit

11 Maj 2025, 20:51 / POLITIKË ALFA PRESS

“Në Durrës bandat e Pojës dhe Troplinit kanë

Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit u shpreh optimist për fitoren e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, por denoncoi bandat e Pojës dhe Troplinit në Durrës, që sipas tij kanë vërshuar drejt KZAZ-ve.

Berisha: Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se nga zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndejshme të elektoratit. Priten rezultate me një optimizëm të vërtetë. Unë jam këtu për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve në përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë me aktiv, janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD. Edhe në zona të tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do ti shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale. Ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besoj se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.

 

Po ndodh...