
Kërkohet dënimi me burg/ Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me makinë, mbahet seanca në GJKKO për deputetin e PD


Nis në Gjykatën e Posaçme seanca për deputetin Qani Xhafa, deputeti ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzën e drejtimit të makinës në gjendje të dehur.
I pandehuri ka kërkuar përmes mbrojtjes gjykim të shkurtuar.
Në këtë seancë SPAK shpalli pretencën ndaj deputetit i cili mungon në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Marash Logu.
Prokurori i çështjes Sotir Kllapi tha se Xhafa ka qenë i dehur gjatë drejtimit të automjetit sa më sipër deputeti duke drejtuar makinën ka konsumuar veprën drejtim të parregullt të makinës.
Ai ka cënuar marrëdhëniet juridike për qarkullimin rrugor tha prokurori. Prokurori gjatë pretencës u shpreh se Xhafa duhet të deklarohet fajtor.
Gjykata tha prokurori të marrë parasysh faktin qe ai është deputet dhe është familjar dhe të dënohet me 6 muaj burg por të konvertuara në një vit shërbim prove.
Avokati tha se klienti i tij ka pranuar akuzën.
“Sjellja e tij tregon që ai është një njeri i arsimuar, atë ditë ka pasur një festë familjare me miqtë dhe po kthehej në banesë. Kërkojmë dënimin minimum dhe detyrimin me punë me interes publik”, tha mbrojtja e tij.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide


Analizë gjaku PD-së

Zegjineja nga fshati dhe Kryeministri nga Kryeqyteti!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128