Nga bllokimi i aeroportit, tek universitetet, PD gati për protesta pas dënimit të Salianjit
Partia Demokratike zhvilloi një mbledhje urgjente të Kryesisë këtë të enjte pas dënimit me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.
Burime kanë bërë të ditur se në këtë mbledhje është propozuar zhvillimi i protestave në qarqe, protesta në rrugë, bllokim aktivitetesh, protesta në porte dhe aeroportesh, protesta edhe në universitete.
Mësohet se propozimet e para janë bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, ndërsa po vijojnë edhe anëtarët e tjerë të Kryesisë me propozime të tjera.
Në këtë mbledhje, Sali Berisha u shpreh se PD është përballë dy rrugëve.
“Momenti i terrorit kundër opozitës e vë opozitën para dy alternativave: ose të dalë në klandestinitet, çka ne nuk e përfillim kurrë këtë, ose të dalë ballë për ballë. Të mbrojë opozitarizmin, të mbrojë Kushtetutën, të mbrojë sovranitetin e vendit. Një vend ku shtypet opozita, nuk ka sovranitet të brendshëm. Ku shtypet një opozitë, e cila bën të gjitha përpjekjet për funksionimin e Kushtetutës, për funksionimin e ligjeve, për funksionimin e rregullores së parlamentit. Por këto të gjitha shpërblehen me arrestime. Shpërblehen me burgosje, shpërblehen me dënime, që të gjitha antiligjore, që të gjitha antikushtetuese, që të gjitha hakmarrje primitive”, u shpreh Berisha.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128