
Nga përgjimi te përjashtimi nga PD/ Hipokrizia e paimagjinueshme e Berishës me Azem Hajdarin!

"Pra, ka ardhur koha të frymëzohemi nga Azem Hajdari. Thashë, Azem Hajdari është trashëgimi politike. Ne do të ngrihemi, duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë. Duhet të ngrihemi me të gjithë komunitetin tonë, me të gjithë familjarët tanë. Duhet të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i egër."
Kështu u shpreh këtë të martë, (12/09/2023), Sali Berisha në takimin solemn kushtuar figurës së Azem Hajdarit në vazhdën e ceremonive përkujtimore të zhvilluara në 25-vjetorin e ndarjes tragjike të heroit nga jeta.
Po sa hipokrit është Berisha në atë se çfarë thotë sot për Azem Hajdarin nëse kthejmë kohën pas.
Një foto e para shumë vitesh tregon një artikull të gazetës “Rilindja Demokratike”, ku shkruhej për kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha kërkonte përjashtimin e Azem Hajdarit nga grupi parlamentar i PD.
Në 9 janar të vitit 1997, me urdhër të tij, kryesia e grupit parlamentar të PD, vendosi t’i propozonte Kryesisë së PD-së përjashtimin e Azem Hajdarit nga grupi i PD-së. Ky vendim erdhi pasi Azem Hajdari kishte nisur një valë kritikash ndaj qeverisë së Aleksandër Meksit, por pa atakuar Berishën si president.
Shumë shpejt Azem Hajdari u “ngri” si anëtar i Këshillit të Kombëtar të PD-së. Disa ditë më pas, Kryesia e PD-së përjashtoi Azemin nga grupi parlamentar. Në seancën e parë plenare të Kuvendit, të datës 20 janar 1997, Azem Hajdari, mbajti një fjalim mbi përjashtimin e tij. Hajdari theksoi se përjashtimi i tij është i paligjshëm, ndërsa shtoi se nuk është thirrur as në Këshillin Kombëtar të PD-së, as në kryesi dhe as në grupin parlamentar, siç e kërkon procedura.
Sali Berisha zhvilloi dhe disa fushata sulmesh ndaj Azem hajdarit. Dy vjet para eleminimit, Sali Berisha e akuzoi Hajdarin për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit dhe si shërbëtor të Ramiz Alisë.
Berisha në vitin 1996 për Azem Hajdarin:
“Cili është dhe kujt i shërben në të vërtetë, Z. Azem Hajdari? Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Deputeti Azem Hajdari hyri në grevën e urisë. Kureshtarët e shumtë, tifozët e politikës u gjendën të befasuar nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollën versionet të ndryshme në shpjegimet e tyre, duke akuzuar më pas Azem Hajdarin për lidhje të shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, në shërbim të Ramiz Alisë e të tjera me radhë. Vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë: Në “kafenenë e Xhelës” thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i yshtur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat (dhe ata janë të shumtë), vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë”.
Kujtojmë këtu dhe deklaratën e Hajdarit për Berishën në vitin 1995.
Hajdarit iu tha në atë kohë se Berisha levizte kundër linjës amerikane, në një takim ne Neë Jersey.
Ai do deklaronte: “Nëse Berisha tradhëton çështjen tonë dhe Amerikën, unë ia derdh plu.mbin në gojë”. Kjo deklaratë u përcoll te Berisha, nga një punonjëse e Ambasadës Shqiptare.
Referuar arkivës së kohës, rezulton se, Azem Hajdari, deri ditën që mbylli sytë kundërshtarin më të fortë paska pas Sali Berishën.
E fjalët e bukura që sot Berisha nxjerr nga goja për Azem Hajdarin nuk kanë vlerë dhe nuk tregojnë asgjë tjetër përveçse hipokrizi. /Alfapress.al
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128