Nga procesi i Berlinit, te integrimi në BE, ministri Mete takohet me Menaxherin e BB për Shqipërinë

19 Shtator 2023, 11:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga procesi i Berlinit, te integrimi në BE, ministri Mete takohet me

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas. Mete vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Botërore dhe falënderoi z. Salinas për mbështetjen e vazhdueshme që BB i ka dhënë dhe i jep vendit tonë në procesin e reformave drejt integrimit europian dhe zhvillimit ekonomik.

Nga ana e tij, Salinas uroi Mete për detyrën e re si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe shprehu gatishmërinë e Bankës Botërore për të vijuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Shqipërinë. Gjatë takimit u diskutua lidhur me rëndësinë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit më datë 26 shtator do të mbahet në Tiranë “Forumi i Ministrave të Ekonomisë”. Dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për nevojën për të shtyrë përpara procesin e Berlinit, si një mundësi shumë e mirë për mbështetje dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit, drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Banka Botërore u angazhua në mbështetjen e projekteve në tregti dhe transport, në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu një tjetër fushë ku Banka Botërore do të ofrojë mbështetjen dhe asistencën e saj ka të bëjë me sistemet e pagesave. Deri më sot Banka Botërore ka ofruar për Shqipërinë mbi 2.4 miliardë USD financime, ku peshën më të madhe e zë mbështetja buxhetore me 42.23%, duke vijuar me investimet në sektorin e transportit me 13.77%, në sektorin e energjisë me 9.65%, furnizimin me ujë dhe kanalizime me 7.86% e të tjera.

Këtë vit u miratua nga BB Marrëveshja e re e partneritetit (Country Partnership Framework for Albania – CPF 2023-2027).

 

 

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128