
Berisha akuzon nga Vlora aleatin e tij për shpopullimin e Shqipërisë

Sali Berisha është ndalur sot në Vlorë, ku kreu një takim me disa prej simpatizantëve të tij.
Berisha gjatë fjalimit tha se në 8 vitet e fundit, janë larguar 40% e Vlonjatëve nga vendi, kurse shifra sipas tij në gjithë Shqipërinë ishte 35%.
Berisha tha se 35% e shqiptarëve janë larguar si pasojë e keqqeverisje në këto 8 vite.
Duke mos ju referuar vitit 2023, llogoritja për të cilin flet Berisha, është nga viti 2014 deri në vitin 2022.
Por Berisha harron se në vitet 2014-2017 në pushtet ka qënë dhe Ilir Metaj, sot aleati i tij kryesor, me të cilin ka shtrënguar duart disa herë.
Kështu Berisha sot ju thotë shqiptarëve, votoni partinë që në bashkëpunim me Edi Ramën largoi 35% të Shqiptarëve.
Kësaj here Berisha po tregohet vërtetë i sinqertë, sepse aleatin e dikurshëm të Ramës e ka sot aleatin e tij kryesor.
ide

Pse shqiptarët janë më të (pa)lumtur se finlandezët?

Raporti i DASH konfirmon “demokracinë e ngrirë” shqiptare

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128