Ngrihen tensionet në Komisionin e Shëndetësisë, Metaj- Zheni Gjergjit: Mos më ndërprit! Matematika juaj politike…

Janë ngritur tonet në Komisionin për Shëndetësinë, ku ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, është për të dhënë sqarime në lidhje me zjarrin e rënë Urgjencën e QSUT.
Socialisti Ilir Metaj dhe kryetarja Zheni Gjergji kanë debatuar me njëri-tjetrin, madje kjo e fundit deklaroi se nëse Metaj dilte jashtë rendit të ditës do t’i ndërpriste edhe fjalën.
Pjesë nga diskutimi:
Ilir Metaj: Mos më ndërprit me
Zheni Gjergji: Ju ndërpres madje ju heq edhe fjalën kur del nga rendi i ditës
Ilir Metaj: Mos më ndërprit! Gjuha vete kur dhëmb dhëmballa, ky është cinizmi i matematikës politike për të të përdorur tragjeditë. Për zjarrin në QSUT u tha pse zjarri nisi tani dhe jo më parë. Sipas lajmeve të ANSA-s shoh që në Itali ndodhin 100 zjarre të tilla në strukturat spitalore.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Nuk na duhet një marrëveshje PS-PD, na duhet demokracia!
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



