Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe, KQZ jep detajet

17 Qershor 2025, 09:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe, KQZ jep

Ka nisur këtë të martë procesi i rinumërimit të votave për qarqet Tiranë, Elbasan, Fier dhe Durrës, në zbatim të vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Procesi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të zhvillohet në dy faza të ndara, ku në fazën e parë do të numërohen votat për subjektet politike, ndërsa në fazën e dytë do të vijojë numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Numërimi po kryhet në 24 tavolina të dedikuara, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia.

111 qendra votimi të KZAZ nr. 21 dhe 22

126 qendra votimi të listuara nga PD-ASHM

60 qendra votimi të kërkuara nga PLL

Po ndodh...