Nis seanca në Kushtetuese, deputetët e PD kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor për Mc Gonigal dhe zgjedhjet e 11 majit
5 Maj 2026, 10:34 / POLITIKË

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit.
Demokratët kërkojnë që Kushtetuesja të përcaktojë detyrimin e Kuvendit në mënyrë që të ngrihet një komision hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së të zyrtarëve të lartë shqiptarë në raport me ish agjentin e FBI-së.
Po ashtu deputetët e PD kanë kërkuar ngritjen e komisionit të dytë hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
