
Njoftoi rekursin për vulën, Berisha u rikthehet sulmeve ndaj Bashës: Ai ma bëri nongratën britanike!

Pas zbardhjes këtë të premte të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë i cili i kaloi vulën e PD Rithemelimit, Lulzim Basha reagoi duke njoftuar se tashmë rekursi në Gjykatën e Lartë për të vënë drejtësi dhe nxjerrë të vërtetën, do të bëhet fakt i kryer.
Për këtë zhvillim të rëndësishëm ka ardhur menjëherë edhe reagimi i Sali Berishës. Ai ka rikthyer sulmet e egra kundër Bashës duke e akuzuar se është autor i nongratës së tij britanike.
Fjalimi i plotë
A e dini ju o miq, për të mos hyrë në këto, do ua tregoj këtë se njeriu që ka denoncuar më shumë se kushdo tjetër me Suel Çelën, me Safet Bajrën, me Rrajat, me stër-Rrajat, jam unë. Kurse Alistair King-Smith ambasadori i madhërisë së tij, ka marrë shpifjen e Lulzim Bashës dhe e ka përcjellë si të vërtetë në qeverinë e tij.
Se Berisha ka lidhje me Suel Çelën. Turp të kesh o ambasador, se nuk përfaqëson... ti turpëron vendin tënd.
Ti turpëron Europën.
Pra, miqtë e mi, ua thashë këtë shembull për të kuptuar se me çfarë mafie përplasemi.
Po nëse ne nuk qëndrojmë si shqiptarë, Shqipëria ka marrë fund.
Shqipëria pas 60 vitesh do banohet vetëm nga trafikantë, nga kriminelë.
Shikoni turizmin si është përgjysmuar.
Shqipëria po falimenton, ndaj dhe i bëj thirrje sonte çdo shqiptari të ngrihet.
Të ngrihet fuqishëm për mbrojtjen e dinjitetit të tij.
Për mbrojtjen e vendit të tij nga kjo mafie shkatërrimtare shqiptare dhe ndërkombëtare.
Është në dorën tonë të marrim fatin në duart tona.
Është në dorën tonë t’u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, t’u rikthejmë rotacionin, t’u rikthejmë fitoren.
Rrofshi ju, rroftë fitorja.
Fitore, fitore, fitore!

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128