Noka akuzon Agron Shehajn: Mori leje nga Rama për resort turistik në Gjirin e Lalzit

6 Shkurt 2025, 22:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Noka akuzon Agron Shehajn: Mori leje nga Rama për resort turistik në

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka i ftuar në emisionin Open në News 24 hodhi akuza në drejtim të kryetarit të partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Noka tha se kompania “Prime Capital” ka marrë leje nga Rama për resort turistik në Gjirin e Lalzit.

Nëse Prime Capital s’ka marrë leje nga Edi Rama, Flamur Noka jep dorëheqjen nga çdo funksion politik”, tha ai.

Shehaj, Shehi, Lapaj dhe Qorin keni negociata?

Flamur Noka: I bëjnë opozitë, opozitës. I sponsorizon Edi Rama dhe Erion Veliaj. Kapllan partinë kush e mban me tendera? Partia e AliBashës është. Qori është një majtist ekstrem, por nuk i hapen dyert në media. Këta të tjerët dalin dhe i bëjnë opozitë opoizitës. AliBasha është kapllanpartia, pengu është peng, prime Capital ka marë leje në fund dhjetorit për resort turistik në Gjirin e Lalëzit, këta janë opozitë?

Shkoni pyeteni dhe do ju thonë. Kjo është historia. Mori leje në Gjirin e Lalzit për vila dhe hoteleri e turizëm.

Nëse Prime Capital s’ka marrë leje nga Edi Rama, Flamur Noka jep dorëheqjen nga çdo funksion politik…  Kush e ndërtoi vilën e Ajola Xoxës në Mullet? Është fakt. Në rast se Prime Capital nuk ka marrë leje në dhjetor 2024 pë resort në Gjirin e Lalzit, unë iki nga politika. Partia e atij tjetrit (Lapajt) është parti e Sorosit.

Dash Shehi ka vendosur t’i bëjë opozitë opozitës, rruga e mbarë i qoftë. Opozita jemi ne. Jemi 16 parti në frontin e opozitës.