Noka e Vokshi ‘sherr’ me Gardën: Pse bëni si cuba? Berisha: Dil këtu, dil! Ç’burrëri ke?!

20 Nëntor 2023, 10:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Noka e Vokshi ‘sherr’ me Gardën: Pse bëni si cuba?

Sali Berisha vijon të jetë live në faqen e tij të Facebook-ut, për të transmetuar kështu seancën plenare, e cila edhe sot zhvillohet në kushte aspak normale.

Ndërsa Garda ka rrethuar foltore, Berisha dëgjohet duke iu drejtuar këtyre të fundit që të mos i pengojnë, ose më mirë të vijnë dhe të ulen në vendin e Taulant Ballës.

Po ashtu edhe Noka dëgjohet duke iu drejtuar Gardës që të largohet dhe të moj ‘bëjnë si cuba’.

Pjesë nga fjala e tyre:

Noka- Ku është ky ministri i brendshëm? Se t’i përgjigjesh deri sa ta hash! Po të pyes çfarë duan këta?

Berisha- Mos i fol atij se ai është thjeshtë bodigard, dil këtu, çfarë burrërie ke?

Noka-Pse bën si cub?

Berisha-Dil këtu më mirë, se këta janë burra më të mirë, dil të vij njëri nga ata të ulet aty.

Vokshi-Pse këto do t’ju mbrojnë? Po nuk mbroheni dot nga garda.

Berisha- Ja del Edi Rama duke ndjekur FB tim, struku struku atje se s’të mbrojnë dot këta ty, se je i pari që ia mbath. Po e ndjek seancën nga dhoma tjetër.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128