"Nuk iki unë"/ Thanë se u largua nga PD, Kalaja 'përgjigjet' me armë: Më shpallët non-grata, mos u gëzoni
Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka bërë një reagim sqarues në lidhje me lajmet e raportuara mbrëmjen e djeshme nga mediat, se ajo ishte tërhequr nga kjo forcë politike pas rezultatit të dobët të 11 Majit.
Ajo ndan një fotografi nga poligoni dhe thotë se nuk është larguar nga Partia Demokratike dhe lajmet janë të pavërteta. Sipas Adriana Kalasë, burimi i këtyre informacioneve janë mediat që i shërbejnë pushtetit.
“Së pari, informoj të gjithë miqtë e mi realë dhe virtualë që janë dëshpëruar nga ky lajm se, unë nuk jam dorëhequr, pasi siç më njohin shumë mirë Ata, unë nuk largohem dhe nuk i kthej "kurrizin" askujt, qoftë dhe 1 person të jetë bashkuar me parimet e mia.
Së dyti, informoj të gjithë ata që janë gëzuar nga ky lajm, se nuk i'a jap këtë kënaqësi, se siç e dinë ata, unë kauzat i çoj deri në fund. Së treti, do vijoj të kontriboj për vendin tim, pasi:
1. Unë politikën vijoj ta shoh si moral të vlerave.
2. Unë nuk bëj kompromis me të vërtetën.
3. Për mua, korrupsioni dhe krimi nuk kanë ngjyrë.
Aq më shumë tani, që denoncimet i'a bëj me dije drejtpërdrejtë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA, të akredituar në Shqipëri. Do shihemi së shpejti...”, shkruan Adriana Kalaja, duke theksuar se dhe degët e PD-së së Tiranës e kanë shpallur non-grata prej tre vitesh.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
