Nuri: Akuzat për Erion Veliajn janë tepër të rënda, Ajola Xoxës i është bllokuar pashaporta

14 Shkurt 2025, 10:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Nuri: Akuzat për Erion Veliajn janë tepër të rënda,

Juristi, Franc Nuri në një intervistë në Ora News u shpreh se akuzat janë tepër të rënda për Veliajn dhe se Ajola Xoxës i është bllokuar pashaporta.

Nuri: Reagimet e Ramës për rastin e Veliajt unë si avokat por edhe përfaqësues i PD e shoh si një kthesë 180 gradë të kursit të Ramës drejt Drejtësisë.

Nuk duket i mirëseardhur sepse nga halli e nga belaja tre herë ka shkuar në zyrën e bashkisë së Tiranës.

Përsa i përket drejtësisë ka një kthesë prej 180 gradë të kthyer nga kryeministri.

Ka filluar ta sulmojë drejtësinë dhe po e sulmon ashpër.

Ka një diskordancë totale me ato që Rama ka thënë vetë para pak muajsh kur ka deklaruar se e mirëpriste goditjen në kapin e tij.

Për momentin jemi akoma në fazën e hetimeve.

Ajola Xoxës i është bllokuar pashaporta.

Akuzat janë tepër të rënda për Veliajn./Ora News

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128