“O Sali, o hero”, Berisha iu përgjigjet të burgosurve te "313": E dinë vetë për kë votojnë
Në momentin kur Sali Berisha hynte në dyert e SPAK, të dënuarit në burgun 313 ishin duke brohoritur në mbështetje të tij, duke e thirrur edhe hero.
Pasi gazetarët ia evidentuan episodin që ndodhi, Berisha i mori në mbrojtje të paraburgosurit, që sipas tij qëndrojnë në qeli pa të drejtë.
Kreu i PD tha se çështjen e tyre e ka ngritur edhe në KE, në takimin e tij me anëtarët e Komitetit të Antitorturës, ndërsa premtoi se për çdo ditë burgu që kanë kryer pa të drejtë, do të paguhen me para nga rrogat e qeveritarëve që i kanë mbajtur aty.
“Mesazhi im është ky. Shqipëria është njolla e zezë e turpit në Europë dhe nga më të zezat në botë sepse Shqipëria mban në burgje 67% e popullatës së burgjeve është në paraburgim dhe nuk ka dëshmi më madhore torture sesa kjo. Në këtë vend ka pushuar së funksionuari prezumimi i pafajësisë. I garantoj se ato ditë burgu që bëjnë pa meritë do tu shpërblehen me rrogat e qeveritarëve që u kanë mbajtur. Është një krim dhe ta dinë mirë se unë në Këshillin e Europës kam bërë një takim shumë të frytshëm me Komitetin Antitorturë. Ka qenë tortura që u bëjnë 67% e të burgosurve që janë në gjendje paraburgimi, 1/3 e të cilëve janë pa asnjë akuzë, 500 prej tyre janë të sëmurë, pra është një gjendje katastrofale për të cilën këta meritojnë dhe kam besim se Komiteti Europian i Antitorturës do ua bëjë avo0katinë të gjithë atyre që ju shkelen të drejtat në burgjet shqiptare”, tha Berisha.
I pyetur në vijim nëse të paraburgosurit që e thirrën hero do të votojnë për të në zgjedhjet e 11 Majit, Berisha u përgjigj: “Se për kë do votojnë e dinë ata vetë”.
“Ne nuk i ndërhyjmë kujt në votë por ne themi që të votosh për xhelatin tënd është problem”, theksoi ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
