
“Opozita është në aksione sporadike”/ Prençi: Proteston kur Rama ikën në shtëpi

Ish-drejtues i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ka komentuar protestën e opozitës, ku tha se qytetarët që morën pjesë në protestë ishin shumë të kujdesshëm.
I ftuar në News24, Prençi tha se po të shikoni dje asnjë ambulancë apo urgjencë nuk u pengua që të kalonte. Ai tha se opozita proteston kur Kryeministri ikën në shtëpi dhe gjysma e njerëzve nisin të pjekin gështenjat.
“Po të kishin shpalos protestën e mosbindjes civile, protesta do të ishte bërë në orën 07:00 dhe jo në orën 17:00.
Opozita është në veprime sporadike jo në mosbindje civile. Nëse do të kishte mosbindje civile, le ta bllokojnë Tiranën për 5 ditë, ta nisin protestën në orën 7 të mëngjesit, të paralizojnë lëvizjen dhe funksionimin e gjithçkaje, dhe do e shikoni që Kryeministri do të ulet me opozitën në sheshin Skënderbej, për të zgjidhur problemin”, tha Prençi.
Ai tha se protesta më e egër, e sjelljes së protestuesve ndaj Policisë, ishte ajo e 21 janarit 2011, ku vërtet pati viktima, por kemi edhe policë të sakatuar, që sot janë invalidë.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!


Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128