
Berisha thotë se Engjëll Agaçi është arratisur, Blendi Klosi: Ai është i sëmurë rëndë!

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka folur në lidhje me deklaratat e Sali Berishës në parlament, se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë javën e kaluar si dhe se është marrë laptopi i Engjëll Agaçit thotë se nuk janë të vërteta.
Klosi në studion e “Opinion” në Tv Klan shprehet se e vetmja e vërtetë në këtë mes është sëmundja e rëndë që ka kaluar Agaçi dhe mbi këtë ndërtohen të gjithë këto histori. Socialisti shprehet se as laptopi i tij nuk është marr si dhe as kontrollet e BKH nuk kanë ndodhur.
“Ne kemi 34 vjet që e dimë këtë histori, këtë vjershë dhe ça s’ka thënë për të gjithë. Nga ‘91-2025 nuk ka ngelur njeri pa i vendosur ndonjë vjershë Sali Berisha dhe pa sajuar ndonjë gjë. Pra ajo që e lidh këtë bisedë është sëmundja e zotit Agaçi që tashmë është konfirmuar nga burime zyrtare të Këshillit të Ministrave, i cili ka kaluar një moment të vështirë me shëndetin e tij dhe vetëm kjo është e vërtetë. Pastaj kto ka vajt BKH në Kryeministri nuk është e vërtetë, i kanë marrë laptopin nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë informacion zyrtar që ta gjykosh këtë. Pastaj thashethemet që ndërton Saliu…”, shprehet Blendi Klosi.
“Ka qenë apo s’ka qenë?”, pyet Ivi Kaso.
“Jo pra, unë e kam sapo të konfirmuar që nuk ka qenë. Të gjëmosh Sali Berishën në të gjitha ata që thotë është një humbje e madhe kohe, por edhe një mungesë logjike e madhe. Çdo gjë besohet se duan ata ta besojnë, por nuk është e vërtetë. Engjëll Agaçi fatkeqësisht ka pasur një sëmundje shumë të rëndë dhe kjo është 100% e konfirmuar, është kuruar dhe ka një problem me shëndetin e tij. Tani mbi këtë ndërtohen të gjithë këto historitë e tjera që realisht përsa kohë në këtë vend ça thotë Sali Berisha ka një pjesë që e besojnë tani si do e vërtetosh. As laptopin nuk ja kanë marrë, as ngjarjet s’kanë ndodhur”, thekson Klosi.

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128