Pamjet pa regji/ Mitingu i Berisha-Metajt në stadium: Shpërndahuni se po na numëron amerikani!

15 Prill 2023, 16:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Pamjet pa regji/ Mitingu i Berisha-Metajt në stadium: Shpërndahuni se

Sali Berisha ka tentuar sërish që nëpërmjet ceremonisë për hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, të tregojnë se ka shumë ndjekës dhe se është bashkë- faktor politik me Edi Ramën në Shqipëri. Mitingu i paralajmëruar “madhështorë”, pasi ishte mobilizuar Rithemelimi dhe Partia e Lirisë në gjithë Shqipërinë, ishte planifikuar që të hapej në orën 12.00, por nisi me plot një orë vonesë.
Arsyeja e kësaj shtyrje ishte se regjisorëve të spektaklit, nuk po ju pëlqente dekori me njerëz. Stadiumi që merr rreth 22 mijë njerëz nuk ishte mbushur të paktën as në gjysmën e tij. Njerëzit fillimisht u grumbulluan bashkë te pjesa përballë tribunës kryesore nga do të mbanin fjalën kandidatët dhe udhëheqësit, por pamja dilte katastrofike.
Atëherë nisi shpërndarja me urdhër nga lart për të mbushur dhe modifikuar me sa të mundnin boshllëkun e madh. Por kulmi ishte kur pak përpara se Berisha të merrte fjalën treçereku edhe i atyre që ishin që në fillim, "ja mbathën".
Shpërndahuni shpejtë, se po na numëron amerikani!
U desh rreth një orë që të krijohej dekori që stadiumi të ngjate sa më shumë i mbushur dhe në funksion të pamjeve, që do të kapte regjia me kamera nga lartë.


Rreth orës 12.55 mitingu nisi dhe kamerat u fokusuan të gjitha te hyrja e atij për të cilin në fakt ishin thirrur njerëzit; Udhëheqësi Sali Berisha. Fokusimi i Njëshit u koordinua me pamje mbi stadium dhe nëpër shkallët që ngjani si të “rrjepura”, pavarësisht tentativës për të krijuar imazhin e masivitetit të madh, ose “stadiumit plot”.
Gjithsesi përveç pamjeve të regjisë, Alfapress.al ka siguruar pamje nga brenda stadiumit në disa kënde, nga mund të duket qartë se sa ishte pjesëmarrja reale./Alfapress.al

 

 

 




 

 

Po ndodh...

ide