Paradite prishin mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, pasdite si çeçua tek OSBE/ODHIIR për Reformën Zgjedhore

Ka një paradoks në të gjitha veprimet e deputetëve të Rithemelimit dhe atyre të grupimit të Gazment Bardhit.
Në një kohë që prishin seancat plenare, marrin pjesë në mbledhjet online të komisioneve.
Paradite prishin Komisionet që drejtohen nga kolegët e tyre, pasdite në grup marrin pjesë në takimin e thirrur nga prezenca e OSBE/ODHIR-it në Shqipëri pikërisht për Reformën Zgjedhore, të cilën paradite e anatemuan dhe i akuzuan kolegët e tyre se po bënin lojën e Edi Ramës.
Për të marrë hallin e madh se pse bënte ashtu Gazment Bardhi, mjafton të shohësh këtë foto dhe këtë postim të shpërndarë nga zyra e OSBE/ODHIR-it në Tiranë, ku ai është thirrur së bashku me Oerd Bylykbashin, Fatmir Mediun dhe Petrit Vasilin për të diskutuar pikërisht për Reformën Zgjedhore, të cilën ata e kanë sulmuar dhe nuk e kanë prioritet të politikës së tyre të ditës.

Gazi, me sa duket, ka pritur ta thërrasin vetëm, por e kanë ulur së bashku me Fatmir Mediun dhe Petrit Vasilin.
E thënë me fjalë të tjera, në këtë foto është “opozita e vërtetë”: nënkryetari i Non Gratës, njeriu që po gjykohet për Gërdecin dhe nënkryetari i atij që pret të arrestohet nga SPAK.
Me gjithë këto halle mbi supe, imagjino të jenë të lirë për të bërë opozitë të vërtetë këta!
-
-
Konflikti me Fluturën dhe Basha!
17 Janar, 17:05 -
Viktima e rradhës e Gazment Bardhit është Sali Berisha
17 Janar, 16:51
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



