Pas vdekjes/ Bujar Nishani shpallet Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të PD

2 Korrik 2022, 14:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas vdekjes/ Bujar Nishani shpallet Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar

Në fillim të mbledhjes së sotme në godinën e Partisë Demokratike ku është mbledhur Këshilli Kombëtar, është njoftuar edhe shpallja e të ndjerit, ish-presidentit, Bujar Nishani, Kryetar Nderi I këtij institucioni të rëndësishëm të partisë. Gjithashtu Këshilli Kombëtar i PD-së në shenjë nderimi dhe respekti ndaj tij, ka mbajtur sot një minutë heshtje.

“Miqtë e mi dje e përcollëm me dhimbje bashkërisht dhe i dhamë lamtumiren e fundit presidentit Bujar Nishani. Sot ju ftoj që në kujtim të tij, në respekt të zotit Nishani që ka qenë dhe kryetari i parë i Këshillit Kombëtar të PD, të mbajmë një minutë heshtje. Ish-Presidenti Bujar Nishani shpallet Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike”, tha Paloka.
Kujtojmë se ish-kreu i shtetit, Nishani ndërroi jetë të shtunën e kaluar në një spital në Gjermani për shkak të një sëmundje të rëndë që kishte pas kalimit të Covid-19, po ashtu ai ditën e djeshme u dërgua në banesën e fundit.

Po ndodh...