
Pelegrinazhi dhe ballkoni i fundit anti-amerikan në Shqipëri!

Askush nuk ka më dyshime se ajo që po demonstron Marshall Berisha dhe një grusht i vetmuar familjarësh dhe të indoktrinuarish në këto ditë janari nuk ka të bëjë aspak as me me qëndrimin ndaj regjimit autokratik as me votën e liritë demokratike.
Sepse krijues e bashkëkrijues i këtij regjimi është vetë Marshall Sali Berisha me fakte rrenqethese të cilat sot janë subjekt i SPAK-ut.
Nuk është e besueshme por qesharake kauza-alibi e Berishës për votën e lirë ndërsa me fakte eshte dokumentuar masakra e votës së lirë prej tij në maj të vitit 1996-të.
Por halli i Berishës është thjesht Berisha dhe familja e tij e ngushtë e deshmuar tashmë si abuzuese e përfituese e parave publike me fuqinë e arrogancën e pushtetit që ka ushtruar si në pozitë ashtu dhe në opozitë.
E ndërsa “kalifi" i foltores e ka zhvendosur pëllitjen e rrejshme në ballkonin e katit te 12-të pothuajse e gjithë Tirana e din se ai ka blerë pothuajse të gjithë bizneset e asaj lagjeje që është nominuar si blloku nr.2 në Tiranë.
E pra ai është jo vetëm i ndërgjegjshëm për fundin e tij politik pa lavdi por po e përdor instrumentin e fundit për të shtuar xhiron e bizneseve të familjes në rrugicën “Mustafa Matohiti”.
Ky ballkon, kjo rrugicë e ky bllok jo vetëm nuk ngjallin asnjë farë shprese por janë përçudnimi më i turpshëm i principeve humane e demokratike.
As ballkoni dhe as çatia nuk e shpetojnë dot Berishën nga ndëshkimi.
Do të jetë një ndëshkim i shpejtë dhe të njëjtin fat do të kenë edhe aleatët e tij destruktorë të ëndrrave studentore të vitit '90-të.
Ai ballkon ku i "izoluar" ciceron Sali Berisha është foltorja e fundit anti amerikane politike në Shqipëri!
Demokratët dhe i gjithë opozitarizmi i vërtetë idealist e qëndrestar e kanë jo vetëm shtepinë e vet por edhe sigurinë e realizimit të aspiratave të tyre tek Partia Demokratike euroatlantike dhe lideri i saj Lulzim Basha partner’ të besueshëm të trinisë së lirisë e demokracisë botërore SHBA-BE -Mbretërisë së Bashkuar.
-
-
FOTO/ Prezantohet stema e re e Gjykatës Kushtetese
9 Janar, 14:46

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128