Përplasja me policinë, Agron Gjekmarkajt i bie të fiktë gjatë protestës, niset drejt spitalit

23 Dhjetor 2024, 19:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Përplasja me policinë, Agron Gjekmarkajt i bie të fiktë

Nënkryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i ka rënë të fikët pas përplasjes me policinë te “Pallati me shigjeta”.

Mësohet se ai u përmend pas ndihmës së dhënë nga qytetarët dhe është nisur urgjentisht drejt spitalit.

Pas kësaj Sali Berisha reagoi direkt, për këtë incident.

“Kriminelë me uniformë kanë goditur Agron Gjekmarkajn. Ky është akt kriminal i porositur direkt nga Edi Rama. Ai po ndjek me tmerr protestën dhe po targeton drejtuesit e saj. Mos prekni asnjë protestues, janë në të drejtën e tyre kushtetuese”, tha kreu i Partisë Demokratike.

"E siguroj Edi Ramën dhe Ervinin me tre mbiemra, se do të mbahen përgjegjës personalë për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të Parlamentit. Edi Rama është një hakmarrës i verbër, i cili për pushtetin e tij dhe interesat e tij nuk ndalet ndaj asnjë krimi. Por opozita do t’i tregojë vendin, siç e meriton", shtoi Berisha.

 

Po ndodh...

ide