Përplasje në Maliq, deputeti i PD-së kapet me një person: Intimidojnë votuesit, njoftova policinë
14 Maj 2023, 12:22 / POLITIKË

Deputeti i PD-së Edmond Spaho është përplasur me një person në një Qendër Votimi në Zvezdë.
Nuk dihet se cili është personi në fjalë. Vetë Spaho ka deklaruar për gazetaren Lorena Kodra se ka dashur të kontaktojë me komisionerin dhe nuk e kanë lejuar të futen. Ai gjithashtu tha se këta persona kanë intimiduar votuesit.
“Kam dashur të kontaktoj me komisionerin dhe nuk më kanë lënë të futem. Më kanë shtyrë për të dale jashtë.
Intimidojnë njerëzit. Kam lajmëruar dhe policinë”, tha Spaho.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
