“Peshku qelbet nga koka”/ Basha: Inkurajoj drejtësinë të gjejë përgjegjësit e lartë të korrupsionit, Erion Veliaj dhe Edi Rama

30 Prill 2024, 18:53 / POLITIKË ALFA PRESS

“Peshku qelbet nga koka”/ Basha: Inkurajoj drejtësinë
I ftuar në studion e  Frontline Interview, në Report Tv, Basha akuzon "Veliajn dhe Ramën se kanë mbyllur sytë per çështjen e inceneratorëve dhe nxit "SPAK të gjejë përgjegjësit që duhet kërkuar tek shefat Erion Veliaj tek bashkia e Tiranës, dhe Edi Rama në kryeministri".

Basha: Nuk ka shanse që drejtues kaq të lartë të bashkisë të kapen në një skemë të pastër korrupsioni. Domethënë kanë rritur taksat dhe këto taksa i kanë marrë për vete dhe kryetari i bashkisë mos të di gjë. Populli a një shprehje që “peshku qelbet nga koka” dhe kur qelbet kudërmon.

Nuk mendoj se zoti Veliaj apo zoti Rama kanë probleme me nuhatjen. Por mendoj se janë pjesë e kësaj në kuptimin që kanë përfituar, kanë nxitur, kanë inkurajuar dhe jo vetëm që kanë mbyllur sytë përpara këtij korrupsioni. Jam i bindur që kjo i lidh bashkë si eprorët, kryeministrin dhe ministat e tij të korruptuar, kryetarin e bashkisë dhe drejtorët e tij të korruptuar.

Natyrisht inkuajoj dhe e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat drejtësinë të bëjë punën e saj. Pra mos të mjaftohet vetëm me ata që i ka kapur në flagrancë, por të gjejë dhe përgjegjësinë e lartë ligjore, penale në këtë rast e cila duhet kërkuar tek Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës dhe tek Edi Rama në qeverinë shqiptare.

 

Po ndodh...