
Petro Koçi flet për protestën e opozitës: Do të shesin vilat në Gjirin e Lalëzit dhe milionat do t’ua shpërndajnë qytetarëve

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi reagoi për protestën e sotme të opozitës, ndërsa solli në vëmendje ngjarjet e dhunshme që sipas tij, “PD i ka shkaktuar vendit”.
“Një lajm i gëzuar miq! PD më në fund e paska ndarë mendjen për mirë. Ka vendosur të na zhgënjejë! Ka reflektuar thellë mbi veprimtarinë e saj të kohëve të fundit mbushur me dhunë, grushta, shkelma, zjarr dhe bllokim jete. Nuk ka asnjë plan të ndaloje ardhjen e Vitit të Ri dhe as t’i bëjë pritë Santa Klausit në 25 Dhjetor. Ka parë në sistemin VAR tërë bëmat e deputetëve të saj gangsterë dhe i ka vënë e tmerruar gishtin kokës. Vetë Sali Berisha është tronditur i tëri nga regjistrimet me zë e figurë duke e quajtur çuditërisht SPAK organizate kriminale dhe ndofta po mendon se dikush mund t’i ketë injektuar ndonjë lloj droge që e ka katandisur deri më sot në atë dreq derexheje dhe fjalori të padenjë”, ironizon Koçi, në një reagim në rrjetet sociale.
“I gjithë lidershipi i PD-së në 23 Dhjetor do i kërkojë falje popullit dhe shtetit për çdo bëmë të zezë që i ka shkaktuar vendit duke filluar me prishjen e Qeverisë së Stabilitetit, nenin 24/1, privatizimet me formulën qyl në bordet partiake, zgjedhjet e përgjakura të Libofshës, grushtin e shtetit të 26 Majit ’96, shpartallimin e shtetit në ’97-ën, 14 shtatorin ’98, 21 Janarin, hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë, qindra shishe molotovë mbi policinë dhe institucionet e shtetit, përdorimin e fëmijëve për të djegur godina partish, djegien e qendrave të votimit në 2019, sulmet mbi gardistët etj.”, vijon Koçi.
“Në 23 Dhjetor 2024 do të jetë surpriza më e madhe e ndodhur ndonjëherë në historinë moderne të Shqipërisë. Burime të sigurta pranë PD-së bëjnë të ditur se lidershipi ‘PD-ist” ka vendosur të shesë vilat në Gjirin e Lalëzit dhe me ato miliona euro do përgatiten mijëra pako e dhurata për popullin e Tiranës e të gjithë Shqipërisë. Qindra-mijëra trëndafila do t’i shpërndahen njerëzve të thjeshtë të këtij vendi e bashkë me dhurimin e pakove të bollshme do të urohet çdo kalimtar i rrugës: Gëzuar festat, na fal për çdo faj që kemi bërë, Zoti qoftë me ty!” – përfundon Koçi.
-
Si nisën “Ethet e Arit”: Gara e mijëra njerëzve për t’u pasuruar shpejt
23 Dhjetor, 15:53 -

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128