Poli Hoxha: Berisha dhe Meta vërtetuan paralajmërimin e Escobar, përdorën Bejlerin si fije shkrepëse!

Drejtori i medias online Alfapress.al dhe njëkohësisht gazetar, Poli Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTv ku foli për çështjen e Fredi Belerit.
Zoti Hoxha u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta e përdorën Belerin si fije shkrepse për t’i vënë flakën Shqipërisë.
Sipas tij, ky ishte minimi i demokracisë dhe në një situatë të tillë vajti çështja deri aty sa të reagojnë BE-ja dhe DASH-i.
Sipas gazetarit nga gjithë kjo situatë nuk dëmtohet kryeministri Edi Rama i cili nuk do që ne të hyjmë në BE, por Shqipëria, e cila rrezikon që t’i vendoset veto nga Greqia, si dhe të shtyhet procesi i anëtarësimit vetëm për shkak të çështjes së Belerit.
'Në qoftëse ju kujtohet intervista e fundit për Shqipërinë e Escobar, ishte para zgjedhjeve të 14 majit, ai tha se ne si SHBA do të shikojmë pasojat më shumë se sa si del rezultati i zgjedhjeve të 14 majit. Edhe ata janë të ndërgjegjshëm se me këtë sistem zgjedhor këtu, i gjithë thelbi është se nuk ka zgjedhje. Çështja është se kur ai u pyet për zotin Berisha, se ato nuk i zenë as emrin në gojë, nga pyetja u nënkuptua se po fliste për atë se për atë dhe tha: Zjarrvënësit po përdorin fije shkrepse. Kush janë fijet e shkrepses? Dhe një fije shkrepse që na ka ndezur një zjarr shumë të madh është vendosja e Belerit si kandidat për Bashkinë e Himarës.
Më mirë të kishin vendosur një grek 100%, që të ishin lindur disa breza në Himarë. Vetëm të ishte i pastër, nga këto gjërat nacionale, e sidomos ajo ngjarja e Peshkëpisë. Vetë Berisha, ka prishur marrëdhëniet me SHBA-të që pas ngjarjes së Peshkëpisë, ku u arrestuan disa zyrtarë te OMONIA-s së asaj kohe. Kjo ka qenë pikërisht për grupin e zotit Beleri që sulmuan postën dhe tentuan të sulmojnë dhe një postë tjetër me vonë. Por u kapën. Pse vendos shkrepëse Berisha? Pse ndez zjarr në një vend aq delikat ku dihet edhe propaganda greke për Himarën, Vorio-Epirin etj? Ka Beleri ndonjë popullaritet të madh? Jo. Po të mos ishte arrestuar nuk do kishte fituar më 14 maj. Berisha dhe Meta të kishin vendosur një njeri që ka popullaritet nga koalicioni i tyre. Por e vendosën Belerin që të ndezë zjarr. Ky është minimi i demokracisë dhe kur bëhet zjarri i madh kalon situata edhe më tej, sa detyrohet të flasë edhe DASH-i, apo BE-ja. Nuk dëmtohet Rama, dëmtohet Shqipëria.”, tha zoti Hoxha në DritareTv.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
