PPE dënon sulmin ndaj Berishës: Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë

Partia Popullore Europiane ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ku kërkon që ngjarja të dënohet.
Në një reagim për Faxnews pas sulmit ndaj Berishes në protestën e 6 dhjetorit. Në reagim thuhet se PPE mbështet gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes.
Reagimi i PPE
Si PPE ne kemi mbrojtur gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes. Çdo sulm kundër çdo demonstruesi paqësor duhet të dënohet dhe shkeljet të hetohen dhe të ndiqen shpejt nga autoritetet kompetente. Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë.
Rikujtojmë se incidenti i rëndë ndodhi më datë 6 dhjetor, në nisje të protestës së opozitës ku 31-vjeçari Gerti Shehu iu afrua kreut të PD Sali Berisha dhe e qëlloi në fytyrë duke e lënë të gjakosur.
Më pas ai u neutralizua nga truprojat e Berishës, të cilët më pas ia dorëzuan policisë. Këto të fundit e arrestuan në spitalin e Traumës, aty ku i riu përfundoi me plagë, pasi u dhunua nga demokratët që gjendeshin afër Berishës, si një shenjë kundërpërgjigje. Ai sot pritet të njihet me masën e sigurisë.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

