Prej javësh i shtruar në spital, Fatos Nano feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush
Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano feston sot ditëlindjen. Ai lindi më 16 shtator 1952 dhe u rrit në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë dhe sot mbush 71- vjeç.
Nano po kalon ditë të vështira në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që në periudhën e Covid-19. Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.
Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ai u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.
Argita Malltezi Berisha, "goca e FAMILJES"
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128