Presidenti Begaj uron 8 Marsin: Bekuar qofshin gratë shqiptare

8 Mars 2025, 08:54 / POLITIKË ALFA PRESS
Presidenti Begaj uron 8 Marsin: Bekuar qofshin gratë shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar gratë shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar se ato janë forca që e mbajnë të gjallë shoqërinë tonë.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Begaj ka shpërndarë imazhe nga takimet e tij me gratë gjatë vizitave nëpër Shqipëri dhe pritjeve që ka zhvilluar në Institucionin e Presidentit.

“Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë!”, shkroi Presidenti.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128