Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja!

6 Qershor 2025, 09:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë në vend dhe më gjerë.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj e cilësoi Kurban Bajramin si një ditë të shenjtë për besimtarët, ku sakrifica dhe besimi në Zot marrin kuptim të thellë shpirtëror.

Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.
Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.
Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!
Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Begaj në postimin në rrjetet sociale.