Pritet arrestimi! Urdhëri mbërrin në Polici, Salianji thërret në konferencë gazetarët

27 Shtator 2024, 13:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Pritet arrestimi! Urdhëri mbërrin në Polici, Salianji

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në Kuvend dhe në Policinë e Tiranës urdhrin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës së Apelit që e dënon deputetin demokrat Ervin Salianjin me 1 vit burg, për 'kallëzim të rremë' lidhur me dosjen 'Babale'

Kërkesa është firmosur nga prokurorja e Tiranës Elona Alvora.

Ndërkohë Salianji prej orës 09:00 ndodhet në selinë e PD-së ku prej orës 12:00 po mbahet mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Në një reagim në facebook Salianji tha se "po bëhet gati të ekzekutohet vendimi i Ramës"

Grupi i PD-së kërkoi sot edhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve, duke e cilësuar arrestimin e Salianjit pa autorizim, socialistët janë kundër. Mbetet për tu parë se cfarë do të vendosë kryetarja e Kuvendit pasi të marrë vendimin e protokulluar. Do të mbledhë këshillin e mandateve apo do ta përjashtojë duke vepruar sipas nenin 71 të Kushtetutës që konsiderohet i mbaruar mandati  

Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati me një votim unanim lanë dje në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Pak momente para se Policia e Tiranës të ekzekutojë vendimin e formës së prerë të Apelit për dënimin me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, me akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”, i marrë dje (26 Shtator), ky i fundit ka paralajmëruar edhe një konferencë për mediat.

Deputeti demokrat, që më herët kishte bërë edhe një postim në FB, duke akuzuar kryeministrin Edi rama si urdhërues të dënimit, ka thirrur konferencën me gazetarët në orën 13:00, teksa Prokuroria ka kryer procedurat e njoftimit dhe autorizimit në Polici dhe Kuvend, kurse uniformat blu janë vënë në lëvizje për ekzekutimin.

Në orën 13:00, deputeti i PD, Ervin Salianji konferencë me gazetarë në sallën "Azem Hajdari" në seli. Ftohen gazetarët të jenë prezentë dhe të drejtojnë pyetje”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Medias së PD-së.

Ndërkohë Postieri i Prokurorisë së Tiranës ka dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ditën e sotme, zarfin me urdhrin e ekzekutimit të prokurores Elona Alvorës për deputetin Ervin Salianji.

Po ndodh...