Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj: Qeveria Rama në funksion të krimit, mbjell frikë dhe drogë

17 Janar 2026, 19:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj: Qeveria Rama në funksion të

Protesta e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” po mbahet para Kryeministrisë.

Adriatik Lapaj tha gjatë fjalës së tij se qeveria është në funksion të krimit dhe se ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend.

“Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar. Droga qoftë e bardhë apo e kuqe, vuajtja për kombin nga ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës merion një luftë të madhe të një aleance ndërkombëtare kundër tyre. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut”, tha ai.

Po ndodh...

ide