Protesta për ‘TikTok’, Berisha thirrje nxënësve: Nisni bojkotin e mësimit, shkolla të mos guxojë t’i ndalojë!

7 Mars 2025, 12:51 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta për ‘TikTok’, Berisha thirrje nxënësve:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp komentoi protestën për platformën ‘TikTok’.

Kryedemokrati bëri thirrje nxënësve që të nisin bojkotin e mësimit, ndërsa shtoi se shkolla të mos guxojë t’i ndalojë.

Duhet të fillojë bojkoti i mësimit. Ai që iu vë censurën, shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Tik Tok është mjeti aktualisht më modern i komunikimit. Problemi është që një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj kërkon të varë në sheshin Skëndebej TikTok se e kritikoni ju, ju keni të drejtë të nisni grevën dhe të bojkotoni mësimin.

Ditën e hënë orën e parë të mungoni sa më shumë. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë të paktën orën e parë të hënën, si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës. Nuk do guxojë mësues t’u ndalojë juve për grevën, kush e bën do përballet me pasojat.”, thotë Berisha.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128