"Pse tani e jo më parë?"/ Rama: Flasim nesër për hapësirat publike

20 Korrik 2025, 21:04 / POLITIKË ALFA PRESS
"Pse tani e jo më parë?"/ Rama: Flasim nesër për

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët.

Kreu i qeverisë njoftoi se komunikimi i radhës do të zhvillohet nesër në orën 08:30 dhe tema do të jetë lirimi i hapësirave publike.

Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them pse jo nesër një SY M’SY?

NESËR pra, që në mëngjes, LIVE padyshim, KËTU ku tjetër.

Po ndodh...