Edi Rama bën investitor strategjik Gim Zeqon dhe Ilir Shtufin, i jep për 1 euro 10 mijë m² tokë për resort luksoz 18 MLN €

13 Qershor 2025, 19:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Edi Rama bën investitor strategjik Gim Zeqon dhe Ilir Shtufin, i jep
Një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë tokë shtetërore në Korçë do të jepet me qira për vetëm 1 euro në vit për ndërtimin e një resorti turistik luksoz, sipas një vendimi të ri të Këshillit të Ministrave të miratuar më 11 qershor.

Kompania përfituese është “Investment and Development Albania”, e cila gëzon statusin e “Investitorit Strategjik” që nga shkurti i vitit 2023. Projekti i saj, i quajtur “Green House Korça Resort”, parashikon një kompleks turistik me hotel 94 dhomash, ambiente gastronomike dhe shërbime të tjera të nivelit të lartë, me një vlerë totale investimi prej mbi 18 milionë euro.

Kontrata e qirasë është autorizuar ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe kompanisë private, me qëllim zbatimin e politikave të nxitjes së investimeve në turizëm.

Sipas dokumentacionit zyrtar, toka e përzgjedhur është e klasifikuar si “truall” dhe ndodhet në territorin e Bashkisë Korçë. Pas kompanisë që do të ndërtojë resortin qëndrojnë tre aksionerë: Agim Zeqo (40%), Gerian Kuka (30%) dhe Ilir Shtufi (30%).

Zeqo, ish-presidenti i klubit Skënderbeu, Kuka konsulli i El Salvadorit në Shqipëri dhe Shtufi oligarku i ndërtimeve masive i njohur për projektin gjigand “Mali i Tiranës” një gratacelë me 65 kate, që po ndërtohet në kryeqytet, pas të cilës sipas raportimeve mediatike qēndron familja e Sali Berishës!

Vendimi për dhënien me qira të tokës me çmim simbolik, megjithëse brenda kuadrit ligjor të investimeve strategjike, ka ringjallur diskutime mbi mënyrën se si përdoren pronat publike dhe përfituesit realë të kësaj skeme shtetërore.

 

Po ndodh...

ide