Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet: Më ka nderuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti ” e keqja më e madhe e vendit”. Berisha u shpreh se “e kam për nder”, duke shtuar se e konsiderojnë të tillë pasi mbron interesat e qytetarëve.
Kryedemokrati theksoi se “unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik”.
“Në fakt, më ka nderuar me këtë sepse Rama dhe altoparlantët e tij shqiptarë dhe ndërkombëtarë më konsiderojnë mua të tillë, vetëm për një fakt, se unë mbroj interesat e qytetarëve.
I nderuar zotëri, ju duhet të dini që sot ndaj Sali Berishës ka pakënaqësi të madhe sepse unë para shqiptarëve dhe botës mbroj me dokumente dhe fakte tezën se Shqipëria është një narkoshtet.
Mirëpo këtë, Edi Rama bën gjithçka që ta denoncojë këtë qëndrim timin.
Unë u them ju se ky përkufizim që unë i bëj Shqipërisë, nuk e bëj nga vetja ime, por këtë e kanë bërë me dhjetëra e dhjetëra gazetarë dhe analistë ndërkombëtarë.
Dhe së fundmi e quajtën Noriega e Europës.
Por Edi Rama paguan dhe ka mbrapa përsëri makinerinë monstruoze të Xhorxh Sorosit dhe Aleksis Sorosit që vazhdojnë betejën në mënyrën më të vendosur kundër demokracisë në Shqipëri dhe në mbështetje të narkodiktatorit Edi Rama dhe luftë kundër Sali Berishës dhe opozitës.
Ndaj dhe unë jam jo vetëm për Ramën, por për mjaft të tjerë, e keqja më e madhe sepse e mirë është droga.
I mirë është krimi.
I mirë për ta është spastrimi etnik i Shqipërisë.
A keni dëgjuar ndonjë nga këta të shprehë këtë gjë me kaq trishtim?
Po, Michael Martens, gazetari i famshëm gjerman, pikërisht për këtë e quajti Edi Ramën si kryeministri më i mirë i Serbisë.
Por të tjerë nuk i dëgjon sepse ky po shkatërron kombin shqiptar, po e shkreton.
Ndaj dhe e kam për nder atë që Edi Rama thotë, edhe miqtë e tij për mua”, tha Berisha.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
