Rama tërhiqet nga vendimi/ Fasha 800 kW/h për konsumatorët familjarë nuk do të hyjë në fuqi në tetor

30 Shtator 2022, 11:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama tërhiqet nga vendimi/  Fasha 800 kW/h për konsumatorët

Kryeministri Edi Rama tërhiqet nga vendimi për vendosjen e fashës 800 kW/h për konsumatorët familjarë. Në një dalje për mediat Rama thekson se  nuk do të hyjë në fuqi në tetor ky vendim, teksa teksa foli për kursimin e energjisë elektrike, gjë të cilën sipas tij po e bëjnë dhe veendet e Evropës.

Kryeministri Edi Rama:

"Siç e kemi njoftuar, nga 1 tetori, d.m.th nga nesër është planifikuar hyrja në fuqi e fashës së konsumit 800 Kw mbi çmimin e mbrojtur nga qeveria për konsumatorët familjarë. Kjo fashë synon nga njëra anë mbrojtjen në vazhdimësi të 96% të familjeve, të cilat edhe gjatë dimrit nuk e kalojnë kufirin e 800 Kw.
Nga ana tjetër, fasha synon që 4% e abonentëve, të cilët e tejkalojnë këtë kufi dhe konsumojnë afro 20% të të gjithë sasisë së energjisë, të paguajnë me çmimin real çdo kë mbi kufirin e 800 Kw.
Kjo nuk është një shpikje e jona, por një metodë e ndjekur nga plot vende për të nxitur kursimin e energjisë në këtë kohë kaq të zymtuar botërisht prej inflacionit të luftës, si dhe për të mos paguar nga taksat e të gjithëve, mbrojtjen e çmimit për konsumin e lartë të një pakicë"-tha Rama.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128