Rama për mediat greke para takimit: Kyriakos, një mik që e respektoj shumë

12 Maj 2024, 09:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama për mediat greke para takimit: Kyriakos, një mik që e

Para takimit me shqiptarët këtë të diel në Athinë, media greke “Kathimerini” ka publikuar një intervistë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama, i cili ndër të tjera komenton marrëdhëniet me homolun e ti grek.

Kyriakos është kryeministri i Greqisë, është një mik që e respektoj shumë”, shprehet Edi Rama. Ai pohon gjithashtu se është kryeministri grek që, më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.

Rama ka deklaruar gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk përfshin asgjë për rastin e Fredi Belerit. “Duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane”, thekson kryeministri shqiptar.

 

Po ndodh...