Rama pret me ceremoni shtetërore homologun spanjoll, Sanchez përjashtoi nga turi ballkanik Kosovën

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është pritur ditën e sotme në një ceremoni shtetërore nga Edi Rama në kryeministri.
Pas takimit kokë më kokë mes tyre, në orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.
Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ajo që vihet re është se Sanchez ka zgjedhur mos të vizitojë Kosovën, pasi shteti që ai drejton nuk e ka njohur ende pavarësinë e saj. Spanja është një nga 5 shtetet e BE që ka refuzuar deri tani njohjen e Kosovës.
Turneu parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.
Më 26 qershor, gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sánchez zgjodhi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendete Ballkanit Perëndimor.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

