Rama reagon pas zgjedhjes së Blerina Balës në krye të Himarës

29 Mars 2024, 13:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama reagon pas zgjedhjes së Blerina Balës në krye të

Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Blerina Balaj si kryetare e komanduar për bashkinë e Himarës.

Rama shprehet se Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Edi Rama: Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës.

 

Po ndodh...