"Ramën do ta marrin si Maduron"/ Bushati: Rama shfryu retorikën e PD, kjo është fitore për të! Lela: Trump nuk e priti si Osmanin

19 Shkurt 2026, 23:49 / POLITIKË ALFA PRESS

"Ramën do ta marrin si Maduron"/ Bushati: Rama shfryu

Në emisionin "Të Paekspozuarit" është diskutuar për takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, ku Shqipëria përfaqësohej me Edi Ramën i cili takoi Presidentin Trump. 

Analisti Andi Bushati, tha se Rama nuk ka marrë ndonjë fitore në raport me Trump, pasi ai nuk u prit me ndonjë lëvdatë nga Trump, si Vjosa Osmani, por fitoi lokalisht, pasi opozita kishte ngritur retorikën se Trump i ka hequr vizën Ramës, gjë që sipas Bushatit nuk ka ndodhur. 

Ndërsa shefi i komunikimit në PD, Alfred Lela, deklaroi se Rama nuk u prit nga Trump njëlloj si Vjosa Osmani dhe liderët e tjerë, të cilët i lavdëroi. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Andi Bushati: Unë nuk mendoj se e mori Trumpin Rama, jam dakord me pjesën e Lelës, që dukej Rama në ngërç dhe dukej se po i bëhej qilim Trumpit aty, por Rama fitoi jo në raport me afërsinë me Trump, por na raport me narrativën që ka ngritur opozita prej një viti. Kanë thënë nuk shkel dot në Amerikë se e pyesin për McGonigal, jo po nuk e pranoi Trump në Davos, jo po Ramën do ta marrin si Maduron, pra Berisha del çdo të hënë, ka Ramën të veshur si Maduro, dhe mesazhi është e morën edhe këtë. Në këtë kuptim, duke qenë atje Rama, të gjithë këto fabula, që do ti vijë Shqipërisë një zgjidhje me deus ex machina, i ka rënë. Për një njeri që ndeshet me këtë retorikë, kur e shfryn, është një fitore. Kjo është fitorja e Ramës. Por nuk është afrim real me Trump. Vetëm të krahasosh, shikoni si foli për Vjosa Osmanin Trump dhe shikoni sa indiferent, steril, ishte me Ramën. Të marrësh përkrahjen e Trump, është të flasësh siç foli për Presidenten Osmani. Por ama, Rama po ta përmbledhim nuk ka fituar ndërkombëtarisht, por lokalisht ka fituar. 

Andi Bushati: Problemi që po diskutojmë këtu, ndaj një pjesë të kritikës dhe akuzës që i bëni Ramën, por problemi është që kur këtyre i shtohet edhe një gjë tjetër, që Ramës ia ka hequr vizën Trumpi... Erdhi La Civita dhe bëtë fushatë, që nuk lejojmë birbon e Soros të drejtojë një vend, aleatin tonë. Tani, një shqiptar, kur ka dëgjuar këtë premtim fushate, që Trumpistët do ta çrrënjosim sorosistin dhe e shohin sorosistin përkrah Trump, kjo krijon një mosbesim.

Alfred Lela: Hyrjen e fjalimit të Trump e patë, i vetmi personazh që i përmendi emrin ishte Rama. Për të tjetër kishte komplimente, lëvdata, shaka. I vetmi që tha vetëm emrin ishte ky.

Andi Bushati: Të marrim këtë që Trump, për ato që ka thënë Rama, që drejton kartele e të gjitha, nuk e do. Një njeri që e dua politikisht, por me sa duket Trump nuk e do, Albin Kurti, mund të ishte aty, ata zgjodhën të çojnë Vjosa Osmanin. Po të donin Shqipërinë dhe të kishin Ramën me kryq, do të mernrin Bajram Begajn.

Alfred Lela: Nuk të shkon mendja se është lobuar për të fshirë Bajramin?

Andi Bushati: Patjetër mund të jetë bërë me lobim, por futi edhe lobimin brenda, tregon që Trump dhe njerëzit e Trump nuk ia kanë hequr vizën Ramës. Pra është gjë që u çaka me lobim. Kjo si narrativë ka rënë. Për mua atje duhet të ishte Kurti. Jo. Ata thonë duam Kosovën nga kjo zonja. Në Shqipëri nuk kanë përdorur këtë standard. Nuk kemi heqje vize të Ramës nga Trump. Kjo më duket më realja.

 

Po ndodh...