
Reagon Rama për korruptimin e zyrtarit të arrestuar të FBI/ Sulmon mediet, por nuk sqaron lidhjen!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është vënë nën akuzë nga drejtësia amerikane që i ka nxjerrë zbuluar dhe takimet me kreun e qeverisë shqiptare. në postimet e bëra në rrjetet sociale, Rama pretendon se akuzat që rëndojnë mbi McGonigal nuk kanë lidhje me të. Ai shkruan se tashmë në Shqipëri ka nisur gjyqi ndaj tij, nga politika e media që i konsideron një 'big brother kanalesh'. Rama nuk sqaron arsyet e takimeve të zhvilluara me ish-agjentin e FBI-së gjatë kohës që ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë në vitin 2017. Dosja e plotë tregonte se ai është takuar me Ramën dhe madje e ka paralajmëruar që të ketë kujdes në lidhje me licensat e dhëna kundrejt kompanive ruse për shpimet e naftës në Shqipëri, por kreu i qeverisë nuk e shpjegon këtë gjë.
Postimi i Ramës:
Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve! Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur. Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë.
Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht:
‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.
‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.
‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.
‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.
‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza.
ide


Edhe populizmin e fusim në krizë!

Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128