Rinumërimi/ PD dhe PS dalin sërish me më shumë vota në procesverbal se në kuti, Bashës i janë “zhdukur” 16 vota

20 Qershor 2025, 22:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Rinumërimi/ PD dhe PS dalin sërish me më shumë vota në

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.

Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët.  Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 162 vota, ndërsa PS-së 117 vota.

Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 15 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 20 vota, PSD 18 vota dhe Partia Mundësia 3 votë.

Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 16 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 6 vota.

Po ndodh...