Sali Berisha paralajmëron krijimin e frontit të ri opozitar, ja përbërja e tij

10 Qershor 2022, 12:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Sali Berisha paralajmëron krijimin e frontit të ri opozitar, ja

Sali Berisha ka njoftuar sot lëvizjen për krijimin e asaj që e quajti “një front opozitar" si lëvizje e fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë.

“Në këtë kontekst PD konsideron jetike krijimin në këtë moment kritik të një fronti opozitar për shpëtimin e Shqipërisë të përbërë nga të gjitha forcat politike të vërteta opozitare, shoqëri civile, personalitete kundërshtare të regjimit, grupe interesi, sindikatat, rrethit akademik, të gatshëm për t'u përballur me regjimin monist të Edi Ramës. PD u bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, në diasporë emigracion e çdo vend të lirë, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin, Shipërinë nga shteti i kriminalizuar, i korruptuar dhe monist i Ramës. PD u bën thirrje miqve të Shqipërisë, në Evropë dhe në SHBA e kudo në vend të lirë, të ndërpresin menjëherë çdo mbështetje për regjimin monist të Edi Ramës si kontribut për rivendosjen e sistemit demokratik kushtetues të kontrollit e balancës së pushteteve në këtë vend”.

 

Po ndodh...