A ndihet i izoluar nga SHBA, Gjermania dhe Britania? Berisha: Kam përkrahjen e shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nëse po izolohet ndërkombëtarisht, pas shpalljes non grata nga SHBA dhe veprimeve të fundit të ambasadave gjermane dhe britanike.
Berisha mungoi në festën e organizuar nga ambasada britanike në jubileun e Mbretëreshës Elizabeth, shtuar kësaj edhe deklaratat e deputetëve gjermanë të CDU-së, që nuk mund të ketë bashkëpunim me PD-në, në rast se në krye të kësaj force politike do të jetë Berisha.
Kreu i PD tha se këtë betejë nuk e ka nisur me mbështetjen e askujt, përveçse të shqiptarëve.
A ndiheni i izoluar, kur pas SHBA dhe Gjermania dhe Britania e Madhe janë distancuar prej jush?
Përgjigja: Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjë përkrahje, të askujt, veç shqiptarëve. Çdo ditë ndihem më i motivuar se kurrë nga mbështetja e shqiptarëve. Ju besoj se jeni dëshmitarë të kësaj.
Berisha iu bëri gjithashtu thirrje ndërkombëtarëve, që ti japin fund mbështetjes për qeverinë e Edi Ramës, që sipas tij është një prej më të korruptuarave në botë. Berisha po ashtu foli dhe për hapjen e PD-së, për pjesëmarrjen e sa më shumë anëtarëve të rinj, dhe personaliteteve nga jeta publike.
-
Scholz: Për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal
10 Qershor, 12:32 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



