
“Sali, ti je hajdut që nga viti 1991, që ke vjedhur para nga arkat e PD-së.../ Tom Doshi: I marrim PD-së një mandat në Kukës

Nga Shkodra, gjatë një takimi me banoret në njësinë administrative Rrethina, Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, i bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin PSD-në në zgjedhjet e 11 majit.Sipas Doshit, integrimi në Bashkimin Europian nuk mund të ndodhë pa një përmirësim të ndjeshëm të ekonomisë në familjet shqiptare.
Gjithashtu, kreu i PSD-së, duke përdorur pikërisht fjalët kontradiktore të liderit të opozitës Sali Berisha, iu kundërpërgjigj akuzave të tij.
“Sali, ti je hajdut që nga viti 1991, që ke vjedhur para nga arkat e PD-së. Ti duhet të quhesh hajdut, jo unë. Ti di vetëm të shpifësh dhe të shash. Humbi edhe Bashkinë e Shkodrës, humbi edhe Bashkinë e Vaut të Dejës dhe kjo e dhemb shumë. Një mandat do ia marrim ne në Kukës. Do ketë humbjen më të turpshme“-tha Doshi.
Gjatë këtij takimi, Doshi tha se Partia Social Demokrate nga 3 deputetë që ka aktualisht, do të zgjerohet duke marre mandate në të gjithë vendin.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128